PDI kërkon të drejtat e mohuara

30/10/2010 19:55

Partia për Drejtësi dhe Integrim i kërkoi sot qeverisë që të kërkojë nga Athina respektimin e çamëve të rënë gjatë genocidit të fillimit të shekullit.

Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini tha se ashtu siç ngrihen memoriale për të rënët e luftës italo-greke në Shqipëri, ashtu duhet të ngrihen edhe varrezat e çamëve në Greqi.

“PDI i bën thirrje shteti shqiptar përpara se të ngrihen vare imagjinare për ushtarët greke, që të kërkojë që të ndërtohen varreza në krahinën e Çamërisë”, është shprehur Muhedini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA