Obama: Pakot synonin organizatat hebraike

30/10/2010 00:50

Presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij për mediat pas ndalimit të dy pakove me eksplozivë në Britani dhe Dubai tha se objektivi i Al Kaedas në këto sulme ishin organizatat fetare hebraike në SHBA.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se Al Kaeda vazhdon të projektojë nga Jemeni sulme terrosite me objektiv Shtetet e Bashkuara. Obama shtoi se objektivi i Uashingtonit tashmë është shkatërrimi i bazës së Al Kaedas në shtetin e Gadishullit Arab.

Kur ende nuk është marrë nga asnjë grup terrorist përgjegjësia për sulmet e mbetura në tentativë, autoritetet amerikane dyshojnë fort se ato janë ndërmarrë nga AQAB, qelizë e Al Kaedas në Jemen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA