Neutralizimi i sulmit, Arabia ndihmoi SHBA-në

30/10/2010 02:40

CNN në edicionin online shkruan se ishte Arabia Saudite ajo që ndihmoi Shtetet e Bashkuara në parandalimin e pakove bombë në dy fluturimet e nisura nga Jemeni.

Duke cituar një burim informacioni, që ka dashur të mbetet anonim, CNN shkruan se autoritetet e Mbretërisë Saudite u dërguan atyre amerikane numrat e dy pakove bombë të nisura për në SHBA e më pas të bllokuara, njëra në Londër dhe tjetra në Dubai.

Objektivi ishin disa organizata fetare hebraike në Çikago, të cilët deklaruan më herët se kishin marrë informacione se ndaj tyre mund të ndërmerrej një akt i tillë terrorist mëngjesin e së premtes, ndaj edhe rritën vigjilencën ndaj të gjitha pakove postare në drejtim të tyre.

Zyrtarët amerikanë shprehen se Al Kaeda vazhdon të testojë sistemet e sigurisë amerikane, që mesa duket, sipas tyre janë të kalueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA