Irak, rikthehen sulmet kamikaze në Bagdat

30/10/2010 03:15

Një sulm kamikaz në një bar në veri-lindje të Bagdadit në Irak shkaktoi vdekjen e të paktën 25 personave.

Të paktën 30 persona të tjerë raportohen të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Lajmi njoftohet nga autoritetet irakiane për mediat ndërkombëtare. Sipas tyre një person është futur në një bar me një sasi të madhe eksplozivi të lidhur pas trupit.

Autoritetet fillimisht dyshuan se mund të bëhej fjalë për dy kamikazë, por pas hetimeve paraprake u saktësua se atentatori ishte vetëm një. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA