Gjenevë, Spahiu: Reforma kundër krimit

30/10/2010 09:25

Ka nisur në Gjenevë të Zvicrës forumi Krans Montana, që trajton cështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në rang ndërkombëtar.

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në fjalën e tij para 300 përfaqësuesve, ka deklaruar se Shqipëria është vendi ballkanas që ka ndërmarrë reformat më të thella në luftën kundër këtyre fenomeneve.

“Krimi i organizuar është një problem konkret, por Shqipëria ka ndërmarrë reformat më të thella në rajon. Shqipërisë nuk duhet t’i refuzohet statusi i vendit kandidat për në BE”, ka deklaruar Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA