Cassano-Samp, përfundimisht “divorc”

30/10/2010 13:55

Sulmuesi italian Antonio Cassano është ndarë përfundimisht nga ekipi i Sampdorias, pas një grindjeje me presidentin e klubit, Riccardo Garrone.

Ka qenë vetë klubi që ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me fantazistin, për shkak të sjelljes së tij.

Për këtë arsye, Garrone ka ngritur ndaj sulmuesit një procedim disiplinor, nga i cili pret ndëshkimin maksimal të lojtarit.

Ndërkohë, skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen përfundimtare për ndeshjen e kësaj jave, ku Cassano nuk është paraqitur.

Shokët e tij të skuadrës, të pyetur nga mediat italiane, kanë refuzuar të bëjnë komente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA