Berisha: Të hënën përgjigjja për ofertën

30/10/2010 12:00

Kryeministri Sali Berisha garanton se Partia Socialiste do të ketë më 1 nentor një përgjigje për ofertën që iu dorëzua gjatë tryezës së parë për Reformën Zgjedhore rreth transparencës së zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Gjatë inagurimit që i bëri një ujësjellësi në Marikaj, kreu i qeverisë komentoi foli edhe per oferten e opozites, te cilen tha se po e shqyrtonte me vëmendje dhe shtoi se qeveria do te vazhdoje axhendën e saj, ku prioritet sipas tij kanë reformat për liberalizimin e vizave.

“Më lejoni t’i uroj kryetarit muaj mjalti të mbarë, ndërsa e sigurt është që përgjigjen tonë serioze do ta bëjmë publike të hënën. Uroj që të merret me seriozitet nga pala tjetër”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA