Allen Iverson, te Beshiktash

30/10/2010 13:40

Allen Iverson, një nga basketbollistët më të mirë të NBA, do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi.

35-vjecari ka nënshkruar një kontratë 2-vjecare me klubin e Beshiktashit dhe do të përfitojë 4 milione dollarë. “Është një mundësi e madhe për mua dhe familjen time. Nuk kisha asnjë ofertë nga skuadrat amerikane. Doja të luaja ende dhe për këtë e pranova ofertën e Beshiktashit. Jam i vetëdijshëm që nuk jam në formën e duhur dhe që duhet të merrem edhe me problemet e mija private. Por, tashmë kam hapur një faqe të re në jetën time”, ka përfunduar Iverson, i cili gjatë karrierës së tij në NBA, ka fituar shumë trofe.

4 herë është shpallur shënuesi më i mirë i kampionatit, është shpallur gjithashtu 1 herë dhe lojtari më i mirë, ndërkohë që 5 herë është aktivizuar me ekipin e All Star ku bëjnë pjesë basketbollistët më të mirë të sezonit në Amerikë. Gjatë nënshkrimit të kontratës ka qenë i pranishëm dhe presidenti i klubit të Beshiktashit, Jëlldërëm Demirëren i cili gjatë këtij sezoni bëri të mundur ardhjen e Quaresmës dhe Gutit te klubi turk. Iverson do të shkojë me 6 nëntor në Stamboll aty ku dhe do t’i bëhet një pritje madhështore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA