Abonetë, 31 tetori vendos “fatin” e qytetarëve

30/10/2010 08:45

Kaosi i krijuar në transportin urban, përjashtimi i abonesë dhe përplasjet e njëpasnjëshme me të cilat po ndeshet Shoqata e Transportit dhe instancat përgjegjëse, është kthyer në një problem tejet shqetësues.

Në këtë kuadër ka reaguar dje edhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila pohon se gjendja e rënduar e operatorëve të transportit në qytetin e Tiranës e ka origjinën në institucionin që i licencon, që iu merr taksat, por që në asnjë rast nuk i ndihmon, pra bashkia e kryeqytetit.

“Bashkia abuzon me faktin se në kontratën që ajo ka me operatorët nuk parashikohet subvencion për këtë lloj shërbimi. Ndërkohë që përveç taksave që paguajnë kompanitë, bashkia përfiton që prej dy vjetësh nga çdo autobus i kompanive edhe një taksë suplementare prej 700 mijë lekësh”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPPT-së.

Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni, operatorët kërkojnë korsi preferenciale për autobusët dhe taksitë, por në të gjitha rrugët e Tiranës, me përjashtim të disa pak metrave rreth qendrës, këto korsi mungojnë dhe ka pak shpresë që të ndërtohen në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA