Vlore, ujësjellësi zvarritet

29/10/2010 14:35

Prej më shumë se gjashtë muaj qyteti i Vlores po vuan mungesën e ujit të pijshëm për shkak të remontit që po i bëhet ujësjellësit të ri me një vlerë prej 25 milion euro.

U premtua që qytetareve të Vlorës uji do t’u shkonte në shtëpi per 24 ore rresht pa nderprerje por deri tani nuk eshte bere asgje. Ne qershor te ketij viti u premtua se do te fillonte pune por afati u shty per ne daten 6 tetor. Rruget e qytetit vazhdojne te rihapen per te vijuar punimet e ketij ujesjellesi. Ditet e fundit gjate venies ne funksion te disa linjave ka patur shperthime te ujit neper rruge.

Per shkak te ujesjellesit pak dite me pare perfunduan ne spital 444 persona. Nderkohe qe infrastruktura e ketij qyteti qe pretendon te jete turistik nuk po riparohet ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA