Turqia rivendos kontaktet me Ocalan

29/10/2010 15:00

Funksionarë shtetërorë turq kanë rifilluar në burgun e ishullit të Imralit bisedimet me Abdullah Ocalan, lideri historik i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ocalan kishte deklaruar se kishte vendosur të ndërpriste kontaktet me Ankaranë pasi nuk kishte marrë asnjë sinjal inkurajues për zgjidhjen e së ashtuquajturës “cështja kurde”.

Kontaktet me kreun e partisë së konsideruar nga qeveria turke si grup terrorist, vazhdojnë prej të paktën 11 vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA