Terrorizmi, SHBA në alarm

29/10/2010 22:20

Alarmi i sulmeve terroriste ka përfshirë edhe njëherë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Lindjen e Mesme pas gjetjes së disa pakove të dyshimta në dy avione të transportit të mallrave në Britani dhe Dubai.

Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një komunikate për mediat u shpreh se dy pakot e dyshimta u zbuluan natën mes së enjtes dhe së premtes në dy avionë të nisur nga Jemeni për në SHBA. Nën kontroll të rreptë u vunë edhe avionët e transportit të mallrave në Nju Xhersi dhe Filadelfia.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes qeverisë dhe agjencive të Shteteve të Bashkuara më aleatët tanë ndërkombëtarë u bë e mundur zbulimi dhe identifikimi i 2 pakove të dyshimta një në Londër dhe një në Dubai në dy avionë transporti mallrash që kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara”, deklaron Shtëpia e Bardhë në komunikatën e saj.

Mësohet gjithashtu se një avion i ngritur nga Emiratet Arabe u shoqërua nga dy avionë luftarakë F-15 në hapësirën ajrore amerikane për t’u ulur më pas në aeroportin e “Kennedy” në Nju Jork.

Ndërkohë nën shënjestër komuniteti hebre në SHBA mendon se janë edhe sinagogat në Lindjen e Mesme dhe SHBA.

Pas tentativës për sulme terroriste mendohet se qendron grupi terrorist që vepron në Gadishullin Arab dhe i lidhur me Al Kaedan, i njohur me emrin “AQAB”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA