Shqipëria kërcënohet nga moti

29/10/2010 15:55

Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha gjatë një takimi me prefektët e vendit ka kërkuar që brenda datës 10 nëntor të ketë një informacion në lidhje me të gjitha nevojat për bazë ushqimore, gatishmerine e hidrovoreve, si edhe furnizimi me energji elektrike. Basha ka kërkuar vëmendjen për Lezhen dhe Shkodrën.

“Me nisjen e këtij sezoni, që pritet të jetë i ftohtë dhe i lagësht duhet që gatishmëria të kalojë në shkallën më të lartë. Përgjegjshmëria e strukturave tona të jetë në shkallën më të lartë. Inspektimi, monitorimi, të kryhet jo një herë por disa herë në muaj dhe mos të ketë asnjë justifikim për mospasje në gjendje pune të infrastrukturës mbështetëse, apo të infrastrukturës parësore në shërbim ose nën kërcënimin e situatave të emergjencave civile”, tha Basha.

Ministri ka prekur edhe piken ku calohet ate te permiresimit te argjinaturave dhe ka kerkuar rregullimin e shpejte te tyre perpara mesit te nentorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA