Rusi, popullariteti i Medvedev, si i Putin

29/10/2010 17:45

Një sondazh bën të ditur se për herë të parë nga fillimi i mandatit të 2008-ës, presidenti rus Dimitri Medvedev ka regjistruar një nivel popullariteti afërsisht të barabartë me paraardhësin e tij Vladimir Putin.

77 përqind e të pyeturve e gjykon pozitiv aktivitetin e Putin, ndërsa pro Medvedev është shprehur 76%.

Në shtator niveli i pëlqyeshmërisë së Medvedev ishte 73%, ndërsa i Putin 77%.

Top Channel