Rritet taksa për cigaret

29/10/2010 15:00

Cmimi i cigareve në treg pritet të rritet sërish gjatë muajve të ardhshëm. Qeveria ka lajmëruar një tjetër rritje të akcizës së cigareve, në paketën e re fiskale.

Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për një rritje të fortë me 40 për qind, e cila pritet që shumë shpejt të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave dhe sipas të gjitha gjasave do të hyjë në fuqi nga data 1 janar e vitit të ardhshëm.

Sipas projektit të Ministrisë së Financave, akciza e cigareve shkon 70 lekë për paketë nga 50 lekë që është aktualisht. Qeveria e argumenton këtë si një masë për të demotivuar konsumin e cigareve për shkak të efekteve negative shëndetësore. Burime nga drejtoria e përgjithshme e politikave fiskale në Ministrinë e Financave thonë se këtë vit ky do të jetë ndryshimi i vetëm në akciza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA