Reforma zgjedhore, mblidhet tryeza e dytë

29/10/2010 15:40

Tryeza e dytë për reformën zgjedhore është mbledhur në formatin e propozuar nga Partia Demokratike, në nivel ekspertësh dhe me përfaqësues të shoqërise civile. (UPDATE)

Por ndryshe nga java e kaluar, kete here Partia Socialiste nuk mori pjese. Perfaqesuesi demokrat, Ilir Rusmali, duke theksuar se demokratet po shqyrtojne propozimin e Partise Socialiste, theksoi rendesine e perfshirjes se te gjitheve ne kete proces.  

“Kjo tryeze eshte per te gjithe, pavaresisht nga rrethanat konkrete. Jemi te vetedijshem per problemet qe kemi dhe jemi ne rrugen e ushtrimit  te te gjitha mundesive dhe mjeteve per te bere qe Partia Socialiste te jete pjese e reformave dhe jo kundershtuese e tyre”, u shpreh Rusmali.

Perfaqesia e OSBE-se, e cila do te jete ndihmoje tryezen per te kthyer ne amendamente rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, kerkoi vullnetin e te gjithe per te cuar procesin perpara.

“Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin te parin interesin kombetar dhe te permbushin detyrat e tyre. Dhe kjo theksohet,  sepse raporti i OSBE/ODIHR-it thote se partite politike duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne nje menyre te pergjegjehsme per interesin e pergjithshem te vendit”, u shpreh Hartmuth Purner

Tryeza e eksperteve politike dhe e shoqerise civile ngarkoi ish kreun e KQZ-se Kristaq Kume, pjese e shoqerise civile, te jete koordinator mes te gjithe aktoreve per te mbledhur, seleksionuar dhe me pak per t’i paraqitur tryezes nje material konkret me propozim per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA