Sacha Baron Cohen është paditur nga gazetari Mike Skiff për ushtrim dhune dhe shkelje të të drejtave civile nga ana e stafit të komikut.

Skiff deklaron se është shtyrë dhe kërcënuar nga stafi i aktorit britanik në kohën që po xhironte aktorin në një manifestim ‘promartesave gay’ në nëntor 2008.

Filmi “Bruno” i Sacha Baron Cohen, tregonte për një gazetar mode homoseksual dhe paditësi pretendon se ekipi i produksionit të këtij filmi po nxiste dhunën mes turmës në mënyrë që të kapte plane sa më të mira për realizimin e filmit.

Gazetari kërkon 25 mijë dollarë dëmshpërblim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA