Obama: Pajisjet përmbanin lëndë plasëse

29/10/2010 22:35

Pas alarmit të dhënë për mundësinë e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, ka ardhur edhe deklarata e parë publike e presidentit amerikan, Barak Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se dy pakot e dyshimta të bllokuara në Dubai dhe Londër përmbanin lëndë plasëse.

“Pajisjet e dyshimta të bllokuara në Dubai dhe Britaninë e Madhe përmbanin lëndë eksplozive”, u shpreh Obama.

Presidenti amerikan e quajti neutralizimin e tentativës për sulm terrorist si përgjigja më e mirë e dhënë nga Shtetet e Bashkuara ndaj akteve terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA