Malaria, përgjysmohet harta e vendeve të goditura

29/10/2010 16:55

Lajme të mira në luftën globale ndaj malaries. Harta botërore e vendeve të goditura nga sëmundja është duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë duke kaluar nga 178 shtete në 99.

Lajmin e ka bërë të ditur revista “The Lancet”.

Sipas saj, nga 1945-a, 79 vende kanë eleminuar malarien, mes tyre edhe Britania dhe SHBA-ja në vitin 1952, Australia në 1970-n, Maroku në 2005-n.

Nga 99 vende me situatë endemike, 32 po spostohen nga endemia e lehtë në eleminimin total.

Top Channel