Linjë e re për shkatërrimin e municioneve

29/10/2010 20:40

Në kombinatin mekanik të Poliçanit është inaguruar një linjë e re e demontimit të armëve dhe municioneve të tepërta të ushtrisë shqiptare.

Linja e re do të shkatërrojë predhat 82 milimetra të artilerisë së rëndë dhe ajo është tërësisht e mekanizuar.

Proçeset e punës kryhen nga makineritë dhe pa prezencën e punëtorëve duke ulur në maksimum mundësinë e aksidentëve apo dëmtimeve gjatë punës.

Projekti i parë me vënien në punë të kësaj linje për vitin 2010-2012 parashikon demontimin e 5250 tonë municionesh.

118 punonjës dhe inxhinerë do të angazhohen në këtë linjë dhe punonjësitë janë trajnuar e çertifikuar për punën që do të kryejnë.

Në këtë kombinat pak muaj më parë u vu në punë edhe një linjë për demontimin e armatimit të këmbësorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA