Greqi, emigranti shqiptar shembull humanizmi

29/10/2010 15:30

Një mësim humanizmi ka dhënë një familje shqiptare që banon në fshatin Pelekas në ishullin e Korfuzit.

Djali i saj 3-vjecar Mario është plagosur për vdekje në një aksident rrugor dhe prinderit Fatos dhe Migena Doda kane vendosur qe te dhurojne organet e tij, ne paciente qe ndodhen ne spitalet greke, por edhe ato jashte vendit.

Djali 3-vjecar eshte cuar para dhjete ditesh ne gjendje te rende ne Spitalin e Pergjithshem Universitar te qytetit te Patres dhe mjeket e tij kane bere gjithshka ishte e mundur per ta shpetuar.

Ne mengjesin e se enjtes ata kane lajmeruar prinderit e tij se femija eshte klinikisht i vdekur dhe ata pa asnje hezitim kane marre vendimin humanitar- Te dhurojne jete te tjera, nga trupi i femijes se tyre.

Zemra e tij pas vendimit gjenial te prinderve eshte cuar menjehere tek nje vajze nje vjecare ne Gjermani,melcia tek nje 5-vjecar po ne te njejtin shtet, kurse veshkat jane mbajtur per dy paciente ne nevoje ne Greqi,nje prej te cilave 30 vjece, ne pike kritike per jeten.

Mjeku i spitalit te Patres, Andreas Iliadhis ka deklaruar per Top Channel se ka ngelur i mahnitur me vendimin e prinderve nga Shqiperia, te cilin e ka cilesuar nje akt te madh humanitar qe sjell shume me prane dy popujt, qe tregon se jeta dhe vdekja eshte e njejte per te gjithe,qe sensibilizon greke e vendas te behen dhurues organesh.

Lajmi trondites por dhe kaq mbreselenes eshte publikuar menjehere nga mediat vendase te cilat kane theksuar se ky vendim i prinderve shqiptare eshte mesimi me i mire per te gjithe ata qe ende ruajne pikepamje raciste per fqinjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA