Gjeorgji, kapen 20 të dyshuar si spiunë rusë

29/10/2010 18:00

Autoritetet gjeorgjiane kanë arrestuar 20 persona të cilët dyshohen për spiunazh në favor të Rusisë.

Që të gjithë të ndaluarit janë shtetas gjeorgjianë, bën të ditur e përditshmja ruse “Kommersant”, e cila i referohet burimeve të sigurisë në Tiblisi.

Ata dyshohet se kanë krijuar një rrjet spiunazhi për të dhënë informacione sekrete në Moskë.

I pyetur nga agjencia “Ria Noviosti”, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjeorgjiane nuk ka dhënë asnjë koment.

Top Channel