Francë-Irak, fluturimi i parë i linjës pas 20 vjetësh

29/10/2010 17:20

Do të niset të shtunën në 23:30 fluturimi i parë i linjës nga Franca në Irak, pas 20 vitesh mungesë.

Në bord të Airbus të “Aigle Azur”, që do të niset nga aeroporti parisian “Charles de Gaulle”, do të jenë ministri i Tregtisë me Jashtë, Anne-Marie Idrac dhe 40 nëpunës francezë.

Ata pritet të mbërrijnë në Bagdad pesë orë më pas.

Fluturimet tregtare mes dy kryeqyteteve ishin ndërprerë nga pushtimi irakian i Kuvajtit në gusht të 1990.

Nga fillimi i 2011-s fluturimet e ofruara do të jenë dy në javë: i pari nga Parisi dhe i dyti nga Londra.

Top Channel