Ekstradimi, gjykata shtyn vendimin për Rrapon

29/10/2010 16:00

Vendimi i Gjykatës së Apelit për ekstradimin e Almir Rrapos është shtyrë për ditën e hënë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar edhe njëherë tjetër me forcë, prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për ekstradimin e tij, pasi se gjyqtari qe dha vendimin kishte gjykuar edhe ne vleresimin e mases se sigurise per Rrapon.

Por prokurori e ka cilesuar si te padrejte kerkesen duke i kerkuar Gjykates se Apelit, lenien ne fuqi te vendimit per ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku Rrapo dyshohet se ka kryer nje sere krimesh. Gjykata e Apelit ka verejtur se leximi i akteve dhe marrja e vendimit do te doje kohe per t’u pergatitur, ndaj ka vendiosur te jape fjalen e saj perfundimtare tre dite me vone.

Almir Rrapo, ish sekretar i Ministrise se Jashme u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane ne 2 korrik te ketij viti, sipas nje urdheri te leshuar nga drejtesia amerikane. Ai ka 11 akuza penale ne SHBA, mes te cilave vrasje dhe pjesemarrje ne nje organizate kriminale.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA