Drogë në autobusin Korçë-Selanik

29/10/2010 21:50

Drogë në autobusin Korçë-Selanik. Një 34 vjeçar nga Korca është vënë në pranga nga policia, ndërsa kishte me vete rreth 2 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Gentian Rushani është kapur në flagrancë, ndërsa kishte fshehur në trup lëndën narkotike të cilën, sipas policisë, po e trasportonte në drejtim të Selanikut.

Operacioni “Radaneci” është finalizuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas policisë, nga kontrolli në banesën e autorit 34 vjeçar është gjetur dhe 1.4 kilogramë kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA