City, Tevez do mungojë në ndeshjen e radhës

29/10/2010 13:50

Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen kundër Arsenal-it.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave Tevez do të mungojë kundër Wolverhampton, pasi dhimbja iu rikthye gjatë stërvitjes.

Sulmuesi argjentinas do të mungojë kështu në javën e dhjetë të Premier League, por do të rikthehet në formacion javën tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA