Brazil, zgjedhjet, sondazhet favorizojnë kandidaten femër

29/10/2010 23:40

Sipas të gjitha gjasave, nisur dhe nga epërsia në sondazhet paraprake, Dilma Rusef do të jetë të dielën në mbrëmje presidentja e parë femër në historinë e Brazilit.

Ish-guerrilja me origjinë bullgare parashikohet kështu të futet në radhët e grave më të pushtetshme në botë.

Rusef ka mbështetjen e plotë edhe të presidentit në largim, Luis Injacio Lula da Silva i cili arriti ta shndërrojë atë nga një ministre krejtësisht të panjohur në kandidaten për presidente më të dashur për elektoratin brazilian.

Brazili voton të dielën për të zgjedhur pasardhësin e Lulës. Disa sondazhe parashikojnë mbajtjen e një raundi të dytë zgjedhjesh pasi në të parin asnjë prej kandidatëve nuk ka për të kaluar kuotën e 50 përqindëshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA