B.Munich mund Freiburgun

29/10/2010 23:10

Bajern Mynih ka mundur 4-2 Freiburgun në “Allianz Arena” dhe ngjitet në vendin e shtatë në renditjen e Bundesligës.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, kampionët gjermanw kanë zhbllokuar rezultatin vetëm në minutën e 39 me Demikelis. Mbrojtësi argjentinas ka çuar në rrjetë në top të marrë nga Pranjic.

Në të dytën është sërish Bajerni që shënoi, këtë herë me Mario Gomez në minutën e 61. Vetëm 3 minuta më pas Rajsinger shënon për Frajburgun duke rritur shpresat e miqve për një rezultat pozitiv.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pas Timoshuk në të 73 dhe më pas Toni Kros me një supergol shënojnë 2 gola të tjerë për Bajernin që kështu regjistron fitoren e 4 në këto 10 javë të para të Bundesligës.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA