Alarm për bombë në SHBA dhe Britani

29/10/2010 18:25

Një pako e dyshimtë që gjendej në bordin e një avioni të Ups, ka vënë në alarm për bombë autoritetet në Britani dhe SHBA.

Mjeti që ndodhej në aeroportin e Londrës, ishte nisur fillimisht nga Jemeni dhe kishte si destinacion final aeroportin e Çikagos.

Zbulimi në aeroportin anglez dha alarmin edhe për dy avionë të tjerë mallrash të së njëjtës kompani transporti, të bllokuar në aeroportët amerikanë të Newark e Philadelphia, për të verifikuar disa pako të dyshimta në bordin e dy avionëve të Ups.

Autoritetet amerikanë të sigurisë kanë bërë të ditur se pakoja e dyshimtë mbante bojë për printer dhe se pas analizave nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Top Channel