ÇEZ njofton ndërprerje të energjisë

29/10/2010 20:55

Duke filluar nga data 30 tetor deri në 3 nëntor, në të gjithë vendin do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Këto ndërprerje që do të prekin kryesisht zonat rurale, do të zgjasin nga ora 7 e 30 e mëngjesit, deri në orën 17 pasdite.

Stakimet do vijnë si pasojë e punimeve që operatori i transmetimit po kryen për shtrirjen e përcjellësit të linjës 400 kilovoltë Elbasan-Kashar.

Për këtë arsye do të jenë të stakuara dy linja 220 kilovoltë dhe disa linja 110 kilovoltë.

Sipas ÇEZ Shpërndarje do të merren të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizimin me energji elektrike të institucioneve me rëndësi jetike si spitale, shkolla, ujësjellësa etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA