Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur t’i sigurojë firmat e nevojshme për ngritjen e mocionit të mosbesimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

Iniciuesi i këtij mocioni, Ibrahim Makolli, sipas Telegraf, shprehet se një shans të mirë për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve të nevojshme do ta ketë sot, kur pritet të zhvillohet edhe seanca parlamentare.

Me Rregulloren e punës së Kuvendit, parashikohet që mocioni i mosbesimit për Qeverinë të vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë e jo më herët se dy ditë nga parashtrimi i tij në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA