Kupa e Gjermanisë, surpriza Achen

28/10/2010 00:50

Alemania Achen është supriza e ndeshjeve të Kupës së Gjermanisë. Skuadra e kategorisë së dytë ka mundur 2-1, Mainzin, kryesuesin e Bundesligës, skuadër kjo që ka fituar 8 ndeshje në kampionat dhe ka humbur vetëm 1.

Ndërkohë Eintrahti i Frankfurtit ka shkatërruar 5-2 Hamburgun duke kaluar në turin tjetër të këtij kompeticioni. Protagonisti i fitores ishte sulmuesi grek Fanis Gekas i cili shënoi 2 gola për Frankfurtin.

Ndërkohë edhe Hofenhajmi, skuadër që luajti për më shumë se 45 minuta me 10 lojtarë do të vazhdojë më tej në këtë turne pas fitores së vështirë 1-0 ndaj Ingolstad.

Mbrëmjen e të martës siguroi kualifikimin edhe Bajern Mynih që mundi 2-1 Verder Bremen falë dopjetës së Shvajshtajger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA