Kuvendi i Kosovës, të enjten pritet të shqyrtojë propozim-ndryshimet në ligjin zgjedhor. Kryetari i Komisionit parlamentar për gjyqësi dhe legjislacion, Bahri Hyseni, tha se propozim ndryshimet do t’i dërgohet Kuvendit me procedurë të shpejtë ashtu siç do të mund të ndodh edhe votimi i tyre.
Sipas RTK-së, grupi punues për zgjedhje propozoi që në ligj, paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa të ketë kompetencë të urdhërojë KQZ-së të përsërisë zgjedhjet në një qendër votimi nëse konstatohet se në të ka pasur shkelje të rregullave.
Ndërkohë edhe Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje në të cilën u miratua plani operativ i sigurisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Rahovecit.
Top Channel