Kosovë, miratohen ndryshimet në ligjin zgjedhor
28/10/2010 13:45
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes miratuan ndryshimet ne ligjin zgjedhor. Me kërkesë të komisionit për legjislacion, kjo çështje hyri në rend dite me procedurë urgjente.
RTK bën të ditur se kuvendi miratoi edhe rekomandimin e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës për shkarkimin e Guvernatorit, Hashim Rexhepi.
Në seancë deputetë të opozitës vazhduan me kritikat për Qeverinë e vendit dhe kryeministrin Thaçi.
Top Channel