Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, ka kërkuar nga BE që të mos kthejë më në Kosovë pjesëtarë të pakicës rome dhe pakicave të tjera. Ata rrezikohen atje nga diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut.
Lajmi behet i ditur permes nje njoftimi te organizates, te cilit i referohet Qendra per Informim e Kosoves.
Pakicat në Kosovë, në një nga vendet më të varfra të Evropës, kanë vështirësi të mëdha të sigurojnë banesë, punë, sigurimin shëndetësor dhe social. Tema e romëve është edhe në rendin e ditës të samitit të BE, që fillon këtë të enjte në Bruksel. Franca muajt e fundit ka kthyer më shumë se 1000 pjesëtarë të pakicës rome dhe ka shpërndarë qindra kampe ilegale të romëve.
Top Channel