Erjon Bogdani, një prej të “papriturave”

28/10/2010 10:35

Erjon Bogdani është cilësuar si një prej të “papriturave” të këtyre javëve të para në Serinë A.

Edhe pse militon prej një dekade në futbollin italian (zbarkoi në vitin 2000 te Rexhina), deri më tani sulmuesi shqiptar nuk vlerësohej asnjëherë si vendimtar për skuadrat ku luante, mbi të gjitha në elitë.

Por, gjatë këtij sezoni te Çezena gjërat kanë ndryshuar. Bogdani mbetet protagonisti kryesor i “Hirushes” së këtij edicioni. Në moshën 33-vjeçare, kur Kievo e lejoi të largohej si i panevojshëm, kuqeziu u kërkua me forcë nga trajneri Fikadenti, i cili kishte kujtime të bukura nga “Er-Bomber” kur ndodheshin te Verona në sezonin 2004-2005 (17 gola në Serinë B, sezoni më i mirë në Itali). Në 8 javë, Bogdani ka realizuar 3 gola, aq sa kishte shënuar në 42 ndeshje me Kievon në dy vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA