Bruksel, pritet takim Gruevski-Papandreu
28/10/2010 13:00
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të takohet me Kryeministrin grek Jorgos Papandreu.
Takimi mes dy kryeministrave të vendeve fqinje vjen kur Presidenti i Komisionit Evropian Barroso, pas takimit me Kryeministrin Gruevski tha se ‘tani ishte shansi historik’ për zgjidhjen e dallimeve.
Shkupi dhe Athina kanë dallime rreth emrit të Maqedonisë.
Presidentin i Komisionit Evropian, Joze Manuel Barroso, numër një në prioritetet për Maqedoninë, nuk përmendi as reformat, as korrupsionin, as pavarësinë e gjyqësorit ose lirinë e medias, ku pritet Maqedonia të marrë kritika, por çështjen e emrit.
Top Channel