Zidane, në stërvitjen e Real Madrid

27/10/2010 14:45

Stërvitja e paradites së sotme e Real Madrid pati të pranishëm edhe ish-futbollistin Zinedine Zidane.

Francezi ndoqi me vëmendje punën e Mourinho-s dhe lojtarëve të tij.

Sapo mbaroi seanca stërvitore, trajneri portugez hyri në dhomat e zhveshjes bashkë me Zidane.

Para pak kohësh, trajneri i Real Madrid shprehu dëshirën që ish-futbollisti i Juventus dhe Real të ishte më pranë tij në punën e përditshme.

Disa ditë më vonë, Zidane u shpreh se “do të ishte ndërlidhës midis ekipit dhe presidentit, Florentino Perez.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA