Traktati i Lisbonës, “plas sherri” në BE

27/10/2010 17:20

Një debat i ashpër po verifikohet në radhët e vendeve të BE, për shkak të planit franko-gjerman për të rishkruar një pjesë të Traktatit të Lisbonës.

Komisionerja evropiane për Drejtëtsinë, Viviane Reding ka deklaruar se bisedimet për ndryshimin e tekstit të traktatit ishin “të papërgjegjshme”.

Ndryshimet e propozuara do të forconin rregullat e vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me borxhin publik.

Ministri francez për Evropën, Pierre Lellouche iu kundërpërgjigj sot Reding, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej saj si “të papranueshme”.

Së fundmi Reding e ka kritikuar ashpër Francën edhe për dëbimet masive të romëve.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do t’u kërkojë liderëve të vendeve të tjera Europiane që të pranojnë nevojën për ndryshime në traktat, në samitin që do të mbahet të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA