Tevez mund të largohet nga City

27/10/2010 11:15

Nostalgjia për vendin e tij mund të bëjë që Carlos Tevez të lërë Manchester City për tu kthyer në Argjentinë, sipas The Sun.

Ka qenë shoku i skuadrës së tij, Roque Santa Cruz, i cili ka zbuluar se sulmuesi po e vuan shumë largësinë nga familja dhe në veçanti nga vajza e porsalindur.

“Kur të thërret vendi yt është e vështirë mos të kthehesh, por mendoj se Tevez do ta respektojë kontratën me Manchester City”, u shpreh Santa Cruz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA