Shea: Nuk ka datë për tërheqjen nga Kosova
27/10/2010 09:50
Drejtori për planifikim politik në Zyrën e sekretarit të NATO-s, Jamie Shea, deklaroi se NATO nuk ka përcaktuar datën për tërheqje të plotë nga Kosova.
“Çdo gjë varet nga situata”, tha Shea i cili nëpërmjet video linkut nga Brukseli ju drejtua pjesëmarrësve të një konference ndërkombëtare në Beograd.
Shea, i cili më 1999 ka qenë zëdhëns i NATO-s, tha se NATO do të vazhdojë aftësimin e pjesëtarëve të Forcave kosovare të sigurisë “ashtu që të mbrojnë popullin në Kosovë” dhe shtoi se ato forca duhet të jenë shumëkombëshe.
Top Channel