SB Pharmaco, pjesë e gjigantit farmaceutik, GlaxoSmithKline në SHBA u gjobit me 750 milionë dollarë për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike kuruese jashtë rregullave të përcaktuara.
Lajmi njoftohet nga Departamenti i Drejtësisë në Uashington sipas të cilit kompania do të paguajë 150 milion dollarë si gjobë penale dhe 600 milionë dollarë si gjobitje civile.
Lëndët narkotike të prodhuara nga GSK i përkasin viteve 2001-2005 në fabrikën e prodhimit të barnave në Cidra në Porto Riko ku prodhoheshin Kytri, Baktroban, Paxil CR dhe Avadament që të gjithë për kurimin e infeksioneve, depresionit dhe diabetit të llojit të dytë i njohur në mjekësi si “Diabetes Mellitus Tip II”.
Kompania e pranoi gjobën 750 milionë dollarëshe dhe u shpreh se kishte dështuar në prodhimin e barnave sipas standarteve të Shteteve të Bashkuara në fabrikën e Cidras, ndaj dhe urdhëroi mbylljen e saj në vitin 2009.
Top Channel