Huliganet serbë kthehen sërish në vëmendje të publikut. Policia arrestoi dy tifozë pasi sulmuan një futbollist së bashku me gruan, pranë shtëpisë së tij.

Dy tifozë të ekipit të Cervena Zvezdas kanë sulmuar në orët e vona të së hënës futbollistin Dushko Toshiç bashkë me bashkëshorten e tij Jelena Karlleusha, këngëtare e njohur folku serbe e cila tronditi opinionin duke akuzuar huluganët për primitivizëm.

Bashkëshortja e futbollistit është edhe një prej opinionisteve të njohura në vend. Ajo përmes një shkrimi në gazetat serbe doli në mbrojtje të homoseksualëve dhe për lirinë e shprehjes së tyre.

Ajo ka qenë protagoniste në dhjetra debate televizive pas skandaleve dhe dhunës së huliganëve në Beograd dhe Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA