Sërish protesta para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar largimin e Fatmir Sejdiut nga posti i kryetarit të LDK-së dhe kandidimin e Isa Mustafës në këtë pozitë.

Sipas Telegraf, protestuesit brohoritnin emrin e Ukë Rugovës dhe kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, ndërsa këtë të fundit e konsideronin si shpëtimtar të LDK-së.

Pas 20 minuta proteste, ata u shpërndanë të qetë, ndërkohë askush nga LDK-ja nuk ka dalë të japë deklaratë lidhur me kërkesat e protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA