Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa u ka kërkuar qytetarëve që t’i ndalin protestat në mbështetje të tij dhe kundër Fatmir Sejdiut.

Mustafa i ka ftuar ata që të kontribuojnë në ndërtimin e LDK-së dhe Kosovës brenda institucioneve dhe procedurave të parashikuara me ligj.

Në një njoftim për shtyp zoti Mustafa shprehet se këto aktivitete nuk i bëjnë asnjë nder atij dhe as LDK-së, “sepse zgjedhjet në LDK nuk mund të bëhen me forma të tilla presioni”.

Kryetari i komunës së Prishtinës është shprehur i bindur në vendosmërinë e LDK-së për një proces normal zgjedhor, “i cili do të rezultojë me përfaqësimin e vullnetit të anëtarësisë së LDK-së”.

Në pankartat e simpatizuesve të kryetarit të Prishtinës favorizohej edhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA