Miami zhgënjen ndaj Boston

27/10/2010 08:50

Fillon sezoni i ri i NBA me humbje për Miami Heat të Dwayne Wade, LeBron James dhe Chris Bosh. Kampionët në fuqi, Los Angeles Lakers, fitojnë në fund falë trepikëshit të Blake.

“Big Three” i shumëpritur i Miami Heats (Wade, James dhe Bosh) humbin ndeshjen e parë të sezonit të rregullt të NBA në shtëpinë e finalistëve të vitit të kaluar, Boston Celtics, me shifrat 88-80. Ray Allen më i miri për Celtics me 20 pikë, Miami-t nuk i mjaftojnë 31 pikët e LeBron James.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Los Angeles Lakers, pasi marrin unazat e kampionit në një ceremoni para fillimit të lojës, arrijnë një fitore të vuajtur ndaj Houston Rockets falë trepikëshit të blerjes së re Steve Blake. Spanjolli Gasol me 29 pikë dhe 11 rebound është më i miri për kampionët në fuqi.

Ndeshja e fundit, midis Portland Trail Blazers dhe Phoenix Suns përfundon në shifrat 106-92.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA