Ambasadori gjerman në Beograd Volfram Mas ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk është një nga kushtet për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por është kusht për bashkëpunimin e mirë fqinjësor në rajon.

“Duhet thënë hapur se bashkëpunimi i mirë fqinjësor paraqet një nga elementet e rëndësishme të parapara me kriteret e Kopenhagës, të cilat duhet përmbushur të gjitha shtetit që synojnë të jenë pjesë e familjes evropiane”, ka thënë ambasadori gjerman për shtypin e sotëm serb, cituar nga Qendra për Informim e Kosovës.

Ai ka shtuar se nuk mund të përkrahë që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës te shtyhesh, sepse në Kosovë ka një sërë çështjesh të pazgjidhura që rëndojnë mbi jetën e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA