Publikimi i dosjeve të shërbimeve sekrete kanë krijuar një klimë të ashpër mosmarrëveshjesh mes faktorit politik shqiptar.

Gazeta maqedonase “Dnevnik” publikon të dhëna dhe pseudonimin e një deputeti të BDI-së, i cili sipas gazetës ka punuar për shërbimin sekret serb në Zvicër, për të spiunuar në dëm të UÇK-së.

Gazeta në shkrimin e saj nuk publikon emrin e zyrtarit të lartë partiak dhe që është një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni por përdor nofkën e tij, Ibar.

Në artikullin e titulluar “UÇK u themelua në Beograd” shkruhet se Ibar kishte vepruar në Zvicër si emigrant shqiptar dhe për qëllim kishte informimin e shërbimeve sekrete serbe lidhur me veprimet e aktivistëve të pavarësisë së Kosovës.

Ibar sipas gazetës është deputet dhe funksionar i lartë i BDI-së. Por BDI nga ana e saj ka hedhur poshtë pretendimet e gazetës duke i cilësuar ato si përpjekje për të nxitur vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA