Dy gola të Shvajnshtager i kanë dhënë fitoren Bajernit të Mynihut në ndeshjen e luajtur përballë Verder Bremen të vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Miqtë ishin të parët ata që kaluan në avantazh. Një gol që në minutën e 2 të takimit i Pizarros tronditi vendasit e Bajernit të cilët barazpeshuan gjithçka 25 minuta më vonë, kur Shvajnshtager pas një topi të marrë nga Mario Gomez shënon. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë bavarezët tregohen më shumë këmbëngulës në lojën e tyre dhe kërkojnë më shumë golin e avantazhit të cilin do të gjejnë sërish me Shvajnshtager në minutën e 74 të takimit.
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati, Bajern fitoi 2-1. Ndërkohë që fitore arriti edhe Shalke ndaj Frankfurtit me rezultatin 0-1.
Top Channel