Fillimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës është cështje javësh e muajsh. Kështu ka deklaruar një diplomat i lartë i BE, në një intervistë për EU Observer.

Sipas zyrtarit, Brukseli dëshiron që bisedimet të nisin sa më shpejt, pavarësisht hezitimit të Prishtinës për shkak të zgjedhjeve.

“Ne nuk mund të presim deri më 13 shkurt. Dialogu duhet të fillojë brenda pak javësh”, ka pohuar diplomati.

Ai ka theksuar se pas vizitës që do të bëjë në Kosovë dhe Serbi i dërguari i BE Robert Cooper, pritet që dy palët të bien dakord.

EU Observer shton më tej se Prishtina nuk do të mund të refuzojë bisedimet, duke qenë se ato do të fillojnë me cështjen e të zhdukurve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA